Art&Argëtim

Këngëtarja italiane i dedikon këngën sportistit, Valeria Altobelli përlotet teksa tregon historin e dhimbshme

27 Maj 2021, 20:15 Nga DOSJA
Këngëtarja italiane i dedikon këngën sportistit, Valeria

TIRANË- Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar një prej këngëtareve të kategorisë Big Internacional tek “Kënga Magjike 2021”. Valeria Altobelli është shumë e njohur në Itali dhe muzika e saj ka tërhequr shumë vëmendje edhe në prezantimin në festival. Valeria që në moshë të vogël ka studiuar për muzikë, është angazhuar në botën e televizionit, ka studiuar për juridik, ka mbajtur kurorën e ‘Miss World Italy’ dhe nuk është ndarë asnjëherë nga pasioni i saj për muzikën.

Gjatë intervistës Valeria tregoi se këngën e saj “Anima Semplice”, ia ka dedikuar një sportisti i cili ka humbur jetën disa ditë më parë nga një tumor. Ajo e njihte sportistin Filippo Mondelli personalisht dhe duke treguar historinë e tij, këngëtarja nuk i ndalon dot lotët.

Rudina Magjistari: Je e martuar me Simone Veniere, ai është një sportist shumë i talentuar në Itali, ka marrë pjesë në shumë gara Olimpike.

Valeria Altobelli: Fitoi Europianin dhe Botërorin (qan).

Rudina Magjistari: Valeria këngën e saj në “Këngën Magjike”, ia dedikon një njeriu shumë të vecantë, si është historia?

Valeria Altobelli: Ia dedikoj një djali që nuk është më me ne (qan). Ai ka kualifikuar barkën për Tokion, arriti i pari, arriti këtë rezultat të lartë e më pas zbuloi se kishte një tumor në gjuhë dhe në moshën 26-vjeçare u ngrit në qiell dhe vendin në varkë e mori im shoq, pra burri im është në vendin e tij.

Në varkë janë 5 persona sepse ai nuk do zbresë kurrë nga ajo varkë. E gjithë merita e atij kualifikimi është merita e tij sepse ai ishte një kampion i jashtëzakonshëm në jetë dhe në sport. Ishte një djalë që ishte gjithmonë alegro, i lumtur, që donte fëmijët, që donte personat e dobët. Ndodhi pak para se të nisesha unë.

Në qoftë se ka një shpirt të thjeshtë, ishte pikërisht ai, ishte përshkrimi i shpirtit të thjeshtë, i kampionit të sjellshëm. I dërgoj një puthje të gjithë familjes së tij sepse ajo që ndodhi nuk duhet të ndodhte.

Marrë nga tvklan.al

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz miss world italy rudina magjistari valeria altobelli miss world italy rudina magjistari valeria altobelli

Sondazh

Poll