Aktualitet

Blindohet Kryeministria, dhjetra makina të Policisë dhe Gardës rrethojnë godinën (VIDEO)

16 Shkurt 2019, 08:54 Nga DOSJA

Edhe një orë ka ngelur nga nisja e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Pritet që kësaj proteste t’i bashkohen mijëra qytetarë edhe nga rrethet. Por Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës janë duke marrë masat dhe po veprojnë në terren. 

Nga pamjet e siguruara nga “Dosja.al” shikohen dhjetra makina policie të cilat po rrethojnë godinën e Kryeminstrisë. Po kështu autobotet me ujë janë vendosur pas kësaj godine dhe ka edhe makina të blinduara. 

Raportohet se rreth 13 mijë forca policie ndodhen rreth godinës së Kryeministrisë dhe bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Nuk mungojnë edhe snajperistët të cilët kanë zënë pozicione kyçe në këtë godinë.

Po kështu Kryeministria është rrethuar me rrjeta hekuri, në mënyrë që protestuesit të mos i afrohen shumë godinës së Kryeministrisë.

Foto nga makinat e blinduara në Kryeministri:

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blindohet kryeministria protesta e opozites 16 shkurt blindohet kryeministria protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll