Bota

“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët në Kosovë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë heqjen e masave kufizuese

25 Maj 2021, 19:18 Nga DOSJA
“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët në Kosovë

KOSOVË– Me thirrjet “Me një vaksinë nuk çel vera” dhe “Çelma derën”, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar të martën para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar heqjen e masave kufizuese për luftim të koronavirusit.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ende asnjë plan për hapjen e sezonës së verës.

Tash e 438 ditë jemi mbyllur, tash e 438 ditë nuk po mund të sigurojmë kafshatën e gojës. Po punojmë me kufizime e me dënime. Këto masa nuk kanë më kuptim kur rastet kanë rënë në më pak se 1 për qind”, ka thënë Kllokoqi.

Ai ka paralajmëruar se kjo do të jetë protesta e fundit që gastronomët do ta realizojnë në këtë mënyrë, dhe se tani e tutje, protesta do realizohet me mosdëgjueshmëri qytetare dhe mosrespektim të masave kundër pandemisë.

Sipas vendimeve të marra më 18 prill nga Qeveria e Kosovës, kufizimi i lëvizjes në Kosovë zbatohet në periudhën 22:30 – 05:00.

Bizneseve të gastronomisë iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën një viktimë me koronavirus.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,291 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 25 maj janë shëruar 258 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 3,303.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,725 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,241 kanë vdekur.

Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Ky vend nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove petrit kllokoqi protesta ne kosove koronavirusi ne kosove petrit kllokoqi protesta ne kosove

Sondazh

Poll