Art&Argëtim

Pasi bëri simbolin e shqiponjës u akuzua nga serbët për provokim, reagon Gjon’s tears: Shqiponja dykrenare është sim

25 Maj 2021, 14:14 Nga DOSJA
Pasi bëri simbolin e shqiponjës u akuzua nga serbët për

ZVICËR – Emri i Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears u lakua në mediat serbe pasi në momentin që mësoi se Shqipëria e kishte vlerësuar me 12 pikë bëri simbolin e shqiponjës dykrenare. Mediat serbe e quan kwtw provokimi tw pastwr nga ana e tij e madje ‘skandal’ dhe se këngëtari duhet të diskualifikohej.

Veprimi i Gjonit ngjalli shumë reagime edhe në rrjete sociale, ku mori një mori sharjesh dhe ofendimesh nga individë që kërkonin skualifikimin e tij. Pas gjithë kësaj zhurme tw krijuar, Gjoni ka folur për herë të parë për këtë ngjarje dhe ka zbuluar arsyen pse e bëri simbolin.

Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë. Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”,- është shprehur Gjoni gjatë intervistës në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

Familja e Gjonit prej vitesh jeton në Zvicër, por prejardhjen e kanë babai nga Kosova e nëna nga Shqipëria.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2021 gjon's tears mediat serbe eurovizion 2021 gjon's tears mediat serbe

Sondazh

Poll