Aktualitet

Ndryshonin datën e skadencës së pijeve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, Gjykata liron 2 jordanezët

24 Maj 2021, 21:16 Nga DOSJA
Ndryshonin datën e skadencës së pijeve për fëmijë

TIRANË– Babë e bir, 2 jordanezët që u ndryshonin datën e skadencës produkteve për fëmijë dhe i rikthenin në treg, janë liruar nga burgu. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës.

Togat e zeza kanë caktuar detyrim paraqitje për 2 jordanezët Jousef dhe Azis Rahman, 57 dhe 27 vjeç, vetëm 3 ditë pas arrestimit të ture nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar. Në magazinat e tyre u gjetën 6.83 ton produkte të sekuestruara që ishin pije për fëmijë, çamçakëzë, lëpirseve dhe lëngje.

Këta 2 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin produktet e skaduara, u fshinin datat e skadencave duke përdorur açeton dhe i vendosnin data të reja skadence, duke i zgjatur jetëgjatësinë në 2 vite.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2021, 17:27

TIRANË- Policia ka dhënë detaje shtesë për operacionin, ku dy jordanezë u zbuluan në Tiranë, duke tregtuar ushqime false dhe të skaduara. Ushqimet dhe pije...