Bota

Formular dixhital dhe tampon negativ/ Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për të udhëtuar në Itali

24 Maj 2021, 13:39 Nga DOSJA
Formular dixhital dhe tampon negativ/ Nga sot hyjnë në fuqi rregullat

ITALI– Prej ditës së sotme për të hyrë në territorin italian nga çdo vend i botës duhet të plotësohet një formular dixhital.

Sipas Ambasadës Italiane në Tiranë, ky formular është i detyrueshëm për çdo vend dhe regjistrimi në këtë platformë do të mundësoj një kod përkatës (QRcode) që duhet të tregohet në çdo pikë kontrolli kufitar si dhe në momentin e nisjes me avion apo me anije. QRcode mund të përdoret në formë dixhitale drejtpërdrejtë nga smartphone ose dhe mund të stampohet.

Regjistrimi dixhital i udhëtarëve duhet të bëhet dhe për pasagjerë minorenë e në këtë rast do të plotësohet nga personi i rritur që e shoqëron. Ky model dixhital zëvendëson të gjithë formularët e mëparshëm në letër që janë përdorur deri para datës 24 maj 2021.

Prej ditës së sotme personat që plotësojnë këto kushte mund të udhëtojnë në Itali të pajisur  me kodin e formularit dixhital si dhe me rezultatin negativ të një tamponi të kryer brenda 72 orë para nisjes.

Me mbërritjen në Itali duhet t’i nënshtrohen një vetizolimi 10 ditor e të informojnë autoritetet shëndetësore të zonës ku do të qëndrojnë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ambasada italiane ne tirane lehtesimi i masave nga italia ambasada italiane ne tirane lehtesimi i masave nga italia

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 12:06

Samiti i BE – në darkë me Rusinë!

Sapo armëpushimi midis Izraelit dhe udhëheqjes palestineze uli presionin ndaj politikës së jashtme në BE, një rast tjetër ngriti prapë tensionet. Qeveria e Luka...