Bota

24 Maj 2021, 09:40 Nga DOSJA

ANGLI- Aktivistja e “Liveblackmatters” (Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi), Sasha Johnson është sulmuar ditën e djeshme në Londër duke u qelluar me një plumb në kokë. BBC shkruan se sulmi ndaj Johnson u bë i ditur nga partia e saj “Taking the Initiative ” (Marrja e Nismës), ku në një deklaratë thanë se ajo po trajtohej në kujdes intensiv pasi u “sulmua brutalisht” në orët e para të së Dielës.

“Me shumë trishtim ju informojmë se Sasha Johnson u qëllua me armë në kokë. Ajo gjithmonë ka qenë e përfshirë në luftën për njerëzit me ngjyrë dhe kundër padrejtësive që rrethojnë komunitetin me ngjyrë”, shkruan partia e saj.

Deri tani ende nuk dihet nëse sulmi ndaj aktivistës ishte i shënjestruar, pasi nuk kishin asnjë provë që ajo ishte e kërcënuar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota liveblackmatters sasha johnson liveblackmatters sasha johnson

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 08:49

BRITANI–Më shumë se 1 milion paund, thesare historike janë vjedhur nga Kështjella Arundel, ditë pasi ajo u rihap për publikun.Sipas BBC, një tufë rruazash ari, ...