Bota

“Po përballem me dënim me vdekje!” Akuzohet për ekstremizëm, arrestimi i gazetarit nga Lukashenko ‘ngre në këmbë’

24 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA
“Po përballem me dënim me vdekje!” Akuzohet për

BJELLORUSI- Roman Protasevich është gazetari që u arrestua ditën e djeshme më Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Ai po fluturonte nga Athina në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, kur avioni me të brenda u detyrua të bënte ulje në Minsk.

Fjalët e fundit të gazetarit bjellorus Protasevich para se të arrestohej janë : Unë po përballem me dënim me vdekje këtu.

Kush eshte ai?

Gazetari 26-vjeçar punoi për shërbimin online të lajmeve me bazë në Poloni, NEXTA, e cila transmetoi pamjet e protestave në Bjellorusi kundër Presidentit Lukashenko vitin e kaluar. Ata përdorën aplikacionin e mesazheve Telegram për të transmetuar në një kohë kur ishte e vështirë për mediat e huaja të raportonin lajme të dorës së parë nga ish-shteti Sovjetik.

Reagimet ndërkombëtare për arrestimin:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se për Bjellorusinë dhe Presidentin Lukashenko do të merren sanksione. Nga ana tjëtër, Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken ka kërkuar hetim ndërkombëtar, si dhe e ka konsideruar këtë si një veprim të pacipë. Zëdhënësi i BE-së, peter Stano ka deklaruar se BE-ja do të marrë parasysh të gjitha pasojat e këtij veprimi nga ana e Lukashenkos. Ndërkohë që Presidenti i Litaunisë, Gitanas Nauseda është shprehur se arrestimi i gazetarit është një akt terrorist dhe se Bjellorusia duhet që të sanksionohet. Arrestimin e gazetarit gjithashtu e ka dënuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili u ka bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë të ndaluarin dhe të garantojnë të drejtat e tij.  

Pse akuzohet gazetari?   

Gazetari bjellorus është një nga themeluesit e medias opozitare NEXTA, që është bërë një nga burimet kryesore të lajmeve për protestat në Bjellorusi. Gazetari ndihmoi në koordinimin e protestave dhe konsiderohet kundërshtar i qeverisë së vendit pasi ka mbuluar përgjatë gjithë vitit 2020 demonstratat anti-qeveritare. KGB e ka futur atë në listën e terroristëve. Nga Bjellorusia, Protasevich përballet me akuza ekstremizmi, duke përfshirë organizimin e trazirave masive dhe nxitjen e urrejtjes shoqërore, lidhur me protestat në fund të vitit të kaluar. Ai i mohon këto akuza por mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet.

Por çfarë ndodhi ditën e djeshme? 

Avioni, në të cilin po udhëtonte gazetari, Roman Protasevich u detyrua të bënte një ndrrim të detyrueshëm të kursit në të cilin ishte nisur fillimisht. Pasi u ul në Minsk, autoritetet bjelloruse arrestuan gazetarin, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në protestat në Bjellorusi si dhe ka qenë organizatori i tyre.

Por protestat kur ndodhën?

Vitin e kaluar në Bjellorusi shpërthyen demonstratat kundër regjimit Lukashenko, i cili ndodhet në pushtet që nga viti 1994. Presidenti nxorri ushtrinë për të shtypur demonstruesit. Që nga gushti i kaluar rreth 35,000 njerëz janë arrestuar, ndërsa dhjetra janë dënuar me burg. Nga ana tjetër autoritetet kanë hapur më shumë se 1.000 çështje penale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich roman protasevich arrestohet roman protasevich roman protasevich

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2021, 08:49

BRITANI–Më shumë se 1 milion paund, thesare historike janë vjedhur nga Kështjella Arundel, ditë pasi ajo u rihap për publikun.Sipas BBC, një tufë rruazash ari, ...