Bota

Covid doli padashje nga laboratori? Inteligjenca amerikane nxjerr në dritë HETIME të reja: Tre studiues në Wuhan të Kinës

24 Maj 2021, 07:57 Nga DOSJA
Covid doli padashje nga laboratori? Inteligjenca amerikane nxjerr në

SHBA– Një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se tre studiues në Institutin e Virologjisë Wuhan të Kinës u sëmurën në nëntor 2019 dhe kërkuan të shtroheshin në spital, një zbulim i ri i cili mund të nxisë debate të mëtejshme në lidhje me origjinën e pandemisë së koronavirusit.

Sipas disa fakteve të dhëna nga administrate Trump, thuhej se studiuesit ishin sëmurë në vjeshtë të vitit 2019 por nuk shkuan aq larg sa të thanë se ishin shtruar në spital. Nga ana tjetër, Kina raportoi tek Organizata Botërore e Shëndetësisë se pacienti i parë me simptoma të ngjashme me Covid u regjistrua në Wuhan më 8 dhjetor 2019, që bie ndesh me faktet, shkruan CNN.

Inteligjenca amerikane ende nuk e di se me çfarë ishin të sëmurë studiuesit dhe vazhdon të ketë besim të ulët në përfundimet e nxjerra për origjinën e saktë të virusit, përtej faktit se ai erdhi nga Kina. Zbulimi i numrit të studiuesve të infektuar, koha e sëmundjes të tyre dhe vizitat që ata bënë në spital vijnë në prag të një takimi të organit vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili pritet të diskutojë fazën tjetër të një hetimi mbi origjinën e Covid-19.

Drejtori i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë Wuhan, i cili është pjesë e Institutit të Virologjisë Wuhan, mohoi kategorisht raportin.

“E kam lexuar, është një gënjeshtër e plotë,” i tha drejtori Yuan Zhiming tabloidit shtetëror Global Times. “Këto pretendime janë të pabazuara. Laboratori nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate, dhe unë madje as nuk e di nga ka ardhur një informacion i tillë.”

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines u tha ligjvënësve amerikanë muajin e kaluar se “komuniteti i inteligjencës nuk e di saktësisht se ku, kur, ose si u transmetua fillimisht virusi Covid-19”, një vlerësim që nuk ka ndryshuar.

Inteligjenca aktuale përforcon besimin se virusi ka shumë të ngjarë të ketë origjinën natyrshëm, nga kontakti kafshë-njeri, por kjo nuk përjashton mundësinë që virusi të ishte rezultat i një rrjedhje aksidentale nga Instituti Wuhan, ku po zhvillohej kërkimi për koronavirusin mbi lakuriqët e natës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë zhvilloi një hetim mbi origjinën e pandemisë dhe arriti në përfundimin se mundësia që Covid të kishte dalë nga një laborator ishte shumë i ulët.

Zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm të inteligjencës thonë se ideja që virusi u lëshua aksidentalisht nga laboratori në Wuhan është e arsyeshme, megjithëse ata shtojnë se duhen bërë hetime.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota origjina e covid-19 origjina e covid-19

Sondazh

Poll