Bota

Nga sot Gjakova nis aplikimin e gjobave për çdo person që hedh mbeturinat në rrugë

24 Maj 2021, 06:50 Nga DOSJA
Nga sot Gjakova nis aplikimin e gjobave për çdo person që hedh

KOSOVË-Në Stacionin Policor në Gjakovë nis zyrtarisht ditën e sotme pas orës 15:45 aplikimi i gjobave mandatore për të gjithë përsonat të cilët kapen duke hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme në komunën e Gjakovës.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se kryetari i Gjakovës Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe komandantin e policisë ka mbajtur një mbledhje më 10 maj, me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lançuan platformë për shqiptimin e tyre. Gjatë gjithë ditës do të vazhdojë aksioni i pastrimit të lumit Erenik në Gjakovë i cili nis në orën 10:00 në urën e Shkugëz, nga vullnetarë, policia dhe KFOR.

Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat, i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheqë në afat brenda 15 ditësh. 19 zyrtarët komunalë do të jenë në aksion të përditshëm për shqiptimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjakove gjoba per mbeturinat kosove gjakove gjoba per mbeturinat kosove

Sondazh

Poll