Bota

HERA E PARË! Bëhet e gjallë pas 3 vitesh “e dashura” e Putin, mesazh për përfaqësueset e Rusisë

23 Maj 2021, 20:16 Nga DOSJA
HERA E PARË! Bëhet e gjallë pas 3 vitesh “e dashura”

RUSI– Alina Kabaeva, e dashura e dyshuar e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të rrallë pas më shumë se dy vitesh që është “zhdukur” nga publiku. Gjimnastja e famshme, 38 vjeç, përcolli një mesazh për koleget e saj. 

Ajo i tha ekipit të gjimnastikës së grave të Rusisë se kishin të gjitha mundësitë për të fituar në Lojërat Olimpike. Deklarata e saj përmes Federatës Ruse të Gjimnastikës erdhi disa ditë pasi tifozët u ankuan se nuk kishin mundës i që të kontaktonin me të për ditëlindjen e saj.

Thashethemet e lidhjes së saj me Putin nisën në vitin 2008 kur ajo ishte deputete dhe shumë e konsideruan si arsyen e prishjes së martesës së Putinit me ish-zonjën e parë, Lyudmila.

Dalja e saj e fundit e njohur në publik ishte në tetor 2018, kur ajo mbrojti doktoraturën në një universitet në Shën Petersburg. Në maj të vitit 2019, mediat publikuan lajme se ajo kishte sjellë në jetë binjakë me presidentin rus, por nuk u pohuan kurrë. Një burim i afërt i saj tha: ‘Ne nuk i komentojmë thashethemet.’

Marrë nga Dailymail

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alina kabaeva alina kabaeva

Sondazh

Poll

Bota 23 Maj 2021, 18:03

ITALI– Rëndohet bilanci i aksidentit me teleferik, të ndodhur në zonën e njohur si Stresa-Mottarone , në provincën Verbania-Cusio-Ossola. Mediat italiane kanë r...

Bota 23 Maj 2021, 16:05

BEOGRAD– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas vizitës në manastirin Poganovë, deklaroi se nuk i ka lexuar deklaratat më të fundit për të a...