Bota

23 Maj 2021, 16:05 Nga DOSJA

BEOGRAD– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas vizitës në manastirin Poganovë, deklaroi se nuk i ka lexuar deklaratat më të fundit për të ashtuquajturin “non paper”, që flet për autonominë e Kosovës së Veriut. Në fjalën e tij, ai u shpreh nuk dëshiron të dëgjojë kërkesat e Prishtinës në lidhje me manastiret në Kosovë, duke shtuar se Serbia do t’i ruajë ato.

I pyetur për të komentuar mbi kërkesat e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr katër manastire serbe nga kategoria e monumenteve të rrezikuara në listën e UNESCO-s, Vuçiç tha “le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”.

“Asgjë nuk më frikëson, por kjo më shqetëson, ne do të luftojmë dhe do të ruajmë Deçanin, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës,” tha Vuçiç në fjalën e tij. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll