Bota

Sot u mori 13 jetë! Teleferiku u hap më 24 prill, pandemia e kishte ndaluar, pse u mbyll linja për 2 vite. Duheshin riparime

23 Maj 2021, 14:40 Nga DOSJA

ITALI– Një teleferik është rrëzuar në Itali, duke shkaktuar 13 viktima, ndërsa dy fëmijë janë në gjendje të rëndë. Mediat italiane kanë bërë me dije detaje të tjera duke zbuluar se teleferiku nisej nga Piazzale Lido, në fshatin Carciano di Stresa dhe arrinte një lartësi prej 1,491 metrash. Ai u rihap për vizitorët më 24 prill, pas periudhës së mbylljes për shkak të kufizimeve të Covid. Ndërkohë që nga viti 2014-2016 ishte mbyllur tërësisht për t’ju nënshtruar riparimëve.

Teleferiku, i cili u përurua dhe hyri në shërbim në 1 Gusht 1970, është i ndarë në dy seksione: i pari nga Stresa all’Alpino dhe i dyti nga Alpino në Mottarone. I vendosur midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta, zona konsiderohet si një nga ballkonet më të bukura natyrore në Itali.

LAJMI KRYESOR: Tragjedi në Itali! Shkëputet kabina e teleferikut në 300 metra lartësi, 13 viktima, 2 të mitur rëndë në spital. Njërit i pushoi zemra për 6 minuta (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rrezohet teleferiku ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll