Bota

Tragjedi në Itali! Shkëputet kabina e teleferikut në 300 metra lartësi, 14 viktima, një 5-vjeçar në gjendje kritike. ZBAR

23 Maj 2021, 13:01 Nga DOSJA
Tragjedi në Itali! Shkëputet kabina e teleferikut në 300 metra

ITALI- Një kabinë teleferiku është rrëzuar pranë liqenit Maggiore në Itali duke shënuar të paktën 14 viktima, nga 15 që ishin në bord. Mediat italiane kanë bërë me dije se përveç viktimave, në gjendje kritike për jetën është edhe një 5v-vjeçar, i cili është intubuar dhe iu nënshtrua një masazhi 6-minutësh pasi zemra i ndali për pak çaste, ndërsa tjetri është në reanimacion.

Aksidenti ndodhi sot para orës 13:00, ku kabina ku udhëtonin 15 persona pësoi difekt dhe si pasojë iu shkëput kablloja e impiantit pak para shtyllës së fundit. Këputja e litarit ndodhi rreth 300 metra nga maja e malit ku është stacioni i mbërritjes, kështu që kabina përfundoi në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta.

Mediat italiane kanë përcjellë identitetet e personave që humbën tragjikisht jetën këtë të diel në mesditë në rajonin e Piemontes, si pasojë e rënies nga lartësia të një kabine të teleferikut. Roberta Pistolato, e cila sot mbushte 40-vjeçe dhe Angelo Vito Gasparro, 45 vjeç, jetonin në Piacentino, të dy me origjinë nga Bari. Bashkëshortët kishin dalë në Liqenin Maggiore për të festuar ditëlindjen e gruas.  Silvia Malnati, 27-vjeçe dhe Alessandro Merlo, 29 vjeç, ishin dy të fejuar nga Varese. Serena Cosentino, vajza 27-vjeçare nga Diamante kishte përfunduar studimet në Sapienza të Romës. I dashuri i saj Mohammadreza Shahaisavandi 23 vjeç, me origjinë nga Irani, humbi gjithashtu jetën në aksident.

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua thuajse e tëra nga aksidenti tragjik. Amit Biran, 30 vjeç, gruan e tij Tal Peleg, 26-vjeçe dhe djali i tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në spitalin Regina Margherita në Torino, por nuk dihet ende nëse ai është fëmija i mbijetuar. Viktimë mbetën edhe stërgjyshërit e familjes. Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç. Ata kishin mbërritur në Pavia disa ditë më parë për të takuar familjarët e tyre.

Teleferiku, i cili u rihap në 24 Prill, arrin një lartësi prej 1,500 metra mbi nivelin e detit dhe është i njohur për skiatorët dhe alpinistët. Për shkak të problemeve që kishte shfaqur linja iu nënshtrua riparimit të fundit 5 vitë më parë, nga 2014 deri në 2016.

(k.m/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 9 te vdekur ne itali rrezohet teleferiku ne itali 9 te vdekur ne itali rrezohet teleferiku ne itali

Sondazh

Poll