Bota

Osmani: Ndërkohë që Kosova kryen stërvitje me ushtrinë amerikane, Serbia së bashku me Kremlinin po e destabilizon rajonin

23 Maj 2021, 10:06 Nga DOSJA
Osmani: Ndërkohë që Kosova kryen stërvitje me ushtrinë

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.

Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

While Kosovo & other countries in the region are participating in the joint military exercises with the US Army (#Defender21), Serbia is bolstering the Kremlin’s influence & destabilising the region by organizing a joint exercise with the Russian military.

Take note. pic.twitter.com/BcleZss2HJ

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 23, 2021

Ka më shumë se një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.

Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili sivjet e ka përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ditën kryesore më 28 maj, derisa më 3 qershor do të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora fsk ne defender 21 stervitja defender 21 vjosa osmani fsk ne defender 21 stervitja defender 21 vjosa osmani

Sondazh

Poll