Bota

Media serbe: Biden po i bën presion Greqisë që të njohë Kosovën para fillimit të dialogut

23 Maj 2021, 07:36 Nga DOSJA
Media serbe: Biden po i bën presion Greqisë që të njohë

SERBI- Mediet serbe po shkruajnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po bën presion të ashpër mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.

Siç shkruan ‘Vesti online’ duke iu referuar burimeve të tyre diplomatike, tha se është e rëndësishmë për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit.

“Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA-ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, shkruan ‘Vesti Online’.

Sipas ‘Vesti Online’, Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të tyre thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzon grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra. Gjithashtu, në këtë shkrim të tyre thuhet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.

U bë një kohë të gjatë që nëpër media është përfolur se Greqia pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës por një gjë e tillë ishte mohuar nga autoritetet greke. Mbetet në anën tjetër të shihet nëse raportimet në mediat serbe mund të kenë të vërteta brenda tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni joe biden njohja e kosoves joe biden njohja e kosoves

Sondazh

Poll