Bota

Shpërthen vullkani në Kongo, mijëra banorë largohen drejt kufirit me Ruandën

23 Maj 2021, 07:47 Nga DOSJA
Shpërthen vullkani në Kongo, mijëra banorë largohen drejt

KONGO- Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Goma-s pas shpërthimit të vullkanit në Malin Nyiragongo.

Sipas BBC,  mijëra banorë të prekur nga paniku po iknin, shumica e tyre në këmbë.

Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vdekur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz.

Turmat u panë me dyshekë dhe me sende të tjera, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shpërthimi.

Autoritetet e Ruandës thanë se rreth 3,000 njerëz tashmë kishin kaluar zyrtarisht nga Goma. Mediat shtetërore të vendit thanë se ata do të vendoseshin në shkolla dhe vendet e adhurimit.

Vullkani, i vendosur 10 km (gjashtë milje) nga Goma, shpërtheu për herë të fundit në 2002 duke vrarë 250 njerëz dhe duke bërë 120,000 të pastrehë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mali nyiragongo shperthen vullkani ne kongo mali nyiragongo shperthen vullkani ne kongo

Sondazh

Poll