Bota

Vazhdon armëpushimi në Gaza/ Mijëra palestinezë rikthehen nëpër shtëpitë e shkatërruara, vijnë ndihma nga e gjithë bo

22 Maj 2021, 09:21 Nga DOSJA
Vazhdon armëpushimi në Gaza/ Mijëra palestinezë rikthehen

PALESTINË-Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpi pas vendosjes për armëpushim në skena shkatërrimi rindërtimi i të cilave mund të zgjasë me vite.

Sipas BBC, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për krijimin e amjenteve ku mund të evakuohen dhe mjekohen personat e plagosur. Kamionë nga agjensi të ndryshme ndihme, duke përfshirë ato të lidhura me Kombet e Bashkuara, filluan të sillnin ilaçe, ushqim dhe karburant të nevojshëm në Gaza, pasi Izraeli rihapi kalimin Kerem Shalom.

Më shumë se 250 njerëz u vranë në konfliktin 11-ditor, shumica e tyre në Gaza. Edhe Izraeli edhe Hamasi pretenduan fitoren. Më shumë se 100,000 njerëz u desh të largohen nga shtëpitë e tyre në territorin palestinez, i cili kontrollohet nga grupi militant Hamas.

Në Izraelin jugor, banorët festuan armëpushimin por shumë shprehën shqetësimin se një konflikt tjetër në rajon ishte vetëm çështje kohe.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine mbarimi i luftes izrael palestine lufta izrael-palestine mbarimi i luftes izrael palestine

Sondazh

Poll

Bota 22 Maj 2021, 08:42

EUROPË-Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, gjatë konferencës së G20 deklaruan se do të sigurojnë &...

Bota 22 Maj 2021, 08:07

MORINË– Qindra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udh...