Politike

Meta quajti amerikanët të pacipë, i kthehet Braçe: Kokëpalarë, nuk duhet ulur standarti… (REAGIMI)

22 Maj 2021, 08:45 Nga DOSJA

TIRANË- Zv/ kryeministri Erion Braçe ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta, i cili iu referua atyre që vendosën “non-grata” për ish-kryeministrin Sali Berisha si të “pacipë”. Në një koment në Twitter, me ironi Braçe thotë se nuk duhet ulur standarti dhe se Meta duhet të shtonte epitetin “kokëpalarë”. “Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë.”-tha Meta.

“Po “kokëpalarë” pse jo? Nuk duhet ulur standardi i vendosur per sharjen; Duhet shtuar edhe “kokëpalarë”!”, shkruan Braçe.

Ironia lidhet me qëndrimin e presidentit të sotëm, për protestuesit e 21 janarit 2011. Meta asokohe në qendër të akuzave i quajti protestuesit e 21 janarit “kokëpalarë”. Edhe në 2013 kur u bashkua në qeveri me Edi Ramën, pohoi se nuk ishte tërhequr nga qëndrimi i tij.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace ilir meta sali berisha shpallet non-grata erion brace ilir meta sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll