Bota

Numri i viktimave nga COVID-19 ‘supozohet’ tre herë më i lartë, OBSH: mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje

21 Maj 2021, 14:01 Nga DOSJA
Numri i viktimave nga COVID-19 ‘supozohet’ tre herë më i

SHBA-Në një kohë që numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka arritur pothuajse në 3.5 milion, numri i tyre mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Vdekjet totale janë të paktën 2-3 herë më të larta se sa është raportuar zyrtarisht Kështu që unë mendoj se mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje” u tha gazetarëve Samira Asma, Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së .

Sipas mediave, në vitin 2020, ai zbuloi se kishte të paktën tre milion vdekje të tepërta për shkak të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të Covid-19, ndërsa numri zyrtar i vdekjeve Covid ishte 1.8 milion në fund të vitit.

Ndërsa analisti i të dhënave në OBSH, William Msemburi dha detaje të kësaj llogaritjeje. “Ky vlerësim përfshin vdekjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë”, tha ai.

Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, në fund të vitit 2019. Pavarësisht akuzave të ngritura nga shumë shtete qeveria kineze ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori. Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë udhëtoi në Wuhan në janar, për të hetuar origjinën e virusit. Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në mostra dhe prova të siguruara nga zyrtarët kinezë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 obsh samira asma william msemburi covid-19 obsh samira asma william msemburi

Sondazh

Poll