Bota

Pas njoftimit për ndarje, Bill Gates nuk ka vendosur ende ta heq unazën e martesës nga gishti

21 Maj 2021, 12:16 Nga DOSJA
Pas njoftimit për ndarje, Bill Gates nuk ka vendosur ende ta heq

SHBA– Dita e djeshme ishte dalja e para publike e Bill Gates pas njoftimit të divorcit të tij disa javë më parë.

Themeluesi i Microsoft mori pjesë në një  video-konferencë me CEO-n e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Susan Clark në lidhje me mësimet që qytetarët morën nga ato që përjetuan nga pandemia COVID-19.

Ajo që ra në sy gjatë kësaj konference ishte unaza e tij e martesës të cilën ai e mbante akoma në gisht. Unaza e martesës së Gates ishte qartë e dukshme në dorën e tij të majtë, shkruan ‘New York Post’. Një zëdhënës i miliarderit 65-vjeçar u pyet nga një reporter i Insajderit në lidhje me çështjen, por nuk pranoi të komentonte.

Gates dhe Melinda vendosën të divorcoheshin pas 27 vitesh martesë, siç u njoftua më 3 maj. Gjithashtu nuk ishte e qartë se në cilën nga vilat e tij ishte kur ai mori pjesë virtualisht në Forumin Botëror.

Sidoqoftë, në javët e fundit ai thuhet se është zhvendosur në Kaliforni në një klub golfi jashtëzakonisht privat që zotëron, sipas një burimi të cituar nga faqja e internetit “Pagesix”.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bill gates divorci i bill dhe melinda gate bill gates divorci i bill dhe melinda gate

Sondazh

Poll