Bota

Prekësë/ I riu nga Maroku mbërrin në Spanjë duke notuar me anë të shisheve plastike: Më mirë të vdes sesa të kthehem

21 Maj 2021, 13:28 Nga DOSJA
Prekësë/ I riu nga Maroku mbërrin në Spanjë duke notuar

SPANJË-Emigrantët nga Maroku vazhdojnë të largohen drejt Spanjës çdo ditë e më shumë numri i të cilëve ka shkuar rreth 8.000, por vëmëndjen e ka tërhequr një i ri i cili u largua nga Maroku në drejtim ë Spanjës duke notuar me anët të shisheve plastike.

Sipas The Guardian, i riu i cili është kapur nga një ushtar spanjoll ka thënë që me mirë preferon të vdesë sesa të kthehet përsëri në Marok, vend i cili nuk i sjell asnjë të ardhme. Djali nuk kishte familje dhe ishte i vetëm, dhe mënyra se si ai mbërriti në Spanjë, bën që të kuptojmë sakrificat dhe dramat që përjetojnë emigrantët për një jetë më të mirë.

 “Ai nuk donte të kthehej, nuk kishte familje në Marok, nuk i interesonte nëse do të vdiste nga i ftohti. Ai preferoi të vdiste, sesa të kthehej në Marok. Unë kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë nga dikush kaq i ri,” – u shpreh Rachid Mohamed al Messaoui, ushtari i cili përktheu kur djali u kap duke vrapuar në bregdet.


Djali ishte një nga rreth 8.000 emigrantet që notuan ose përdorën gardhin kufitar në enklavë këtë javë për të kaluar nga Maroku në Spanjë psi në vendin e tyre po përballen me kushte të vështira ekonomike. Spanja ka vendosur trupa në Ceuta për të patrulluar kufirin me Marokun dhe e quajti situatën aktuale një krizë për Evropën.

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emigrantet ne spanje i riu qe mberrin ne spanje me shishe plastik marok spanje emigrantet ne spanje i riu qe mberrin ne spanje me shishe plastik marok spanje

Sondazh

Poll