Aktualitet

Ekzekutimi i Everest Çakës me 15 plumba në Elbasan, policia identifikon një nga vrasësit: E tradhëtuan kamerat, po mbahet

20 Maj 2021, 19:49 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Everest Çakës me 15 plumba në Elbasan, policia

ELBASAN- Një person, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çaka është identifikuar nga policia. Mësohet se pas identifikimit të një prej dy autorëve, policia është e bindur që, ky i fundit është njeriu kryesor që ka marrë pjesë në ekzekutimit të Çakës në sy të gruas së tij në lagjen Fushë-Mbret të Ebasanit.  

Personi i identifikuar momentalisht po mbahet nën monitorim nga policia, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se kur do të kryhet operacioni për arrestimin e tij. Autorin e identifikuar e kanë ‘tradhëtuar’ kamerat e rrugës Durrës-Golem, vend në të cilin dogjën edhe makinën me të cilën udhëtonin teksa kryenin krimin. Ai ishte në pritje të një taksie në këtë rrugë.    

Kush ishte Everest Çaka?

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë.

Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet everest caka ibrahim çaka vritet everest caka everest caka ibrahim çaka vritet everest caka

Sondazh

Poll