Art&Argëtim

‘Ky shpifsira ia hodhi!’/ Stresi rihap çështjen e përdhunimit të Ajsit nga Leonard Bombaj, reperi KËRCËNON regjisorin:

21 Maj 2021, 07:15 Nga DOSJA

TIRANË– Reperi Stresi iu është rikthyer dhe një herë çështjes mes tij dhe Leonard Bombajt. Kjo nisi pas reagimit që reperi bëri për rastin e përdhunimit në Mirditë, aty ku një 15-vjeçare abuzohej seksualisht nga 5 të rritur.

Më pas Stresi postoi një foto në ‘Instastory’ aty ku shihet se kishte bërë një kërkim në ‘Google’ për rastin e regjisorit Leonard Bombaj dhe Ajsi Xhaxhajt. Vite më parë kur ngjarja u bë publike, Stresi i doli në mbrojtje Ajsit duke kërkuar dënim për Bombajn. Stresi shkroi në instastory: Duhet djegur dhe ky shpifsira po ky ja hodhi’.

Më pas Stresi ka publikuar shkrime të portaleve të bëra vite më parë. Ai shkruan se qënie si Bombaj duhen tërhequr zvarrë, veprim të cilin do ta bëjë sapo të vijë në Tiranë.

‘Në fakt e laga me shurrë keni rrejt’. ‘Unë e dënova për pengmarrje dhe keq trajtim sepse nuk e lejova aktivitetin e tij. Kurse ky monstra u shpall i pafajshëm për abuzim seksual të një vajze të vogël, sa e padrejtë kjo jetë. A ka bij nënash shqipria? Ulni more terhiqni zvarrë, kta njerëz që dolën jashtë natyrës jasht ligjeve të madhit zot jashtë njerzillëkut. Dhe ky është maniak. Ty tkam degjeneru sa herë të kam pa. Next time i promise u dot terheq zvarrë nëpër Tiron do ta shijoj në maximum sepse po ju vjen dita juve cuna perversa. 

Çfarë ka ndodhur në 2010 mes Ajsi Xhaxhajt dhe Leonard Bombajt? Pse ndërhyri Stresi?

Ajsi në fëmijërinë e saj ishte potagoniste në rolet e SiraFilm, të regjisorit Leonard Bombajt. Ajsi Xhaxhaj asokohe ishte një vajzë e vogël e cila po përjetonte një famë që jo çdo moshatar i saj mund ta kishte. Në 2010, mediat u bombarduan me lajmin që Ajsi Xhaxhaj kishte kallzuar në polici Leonard Bombajn për përdhunim. Në atë kohë Ajsi ishte vetëm 15 vjeçe. Nga ana tjetër Leonard Bombaj e kundërshtoi akuzën dhe shkroi një libër pas kësaj historie, të titulluar “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të Zbathur”.

Mediat aluduan që kjo mund të ishte një sajesë e Ajsit për famë por për herë të parë pas shtatë vitesh nga denoncimi se ishte abuzuar seksualisht nga Bombaj. Në moshën 15 vjeçare e ndihmuar nga Stresi, ajo bëri publike ngjarjen dhe kërkoi dënimin e Bombajt. Pavarësisht mohimit të akuzave, Stresi në vitin 2011 ka kërcënuar me armë regjizorin duke e bërë fajtor për abuzim me Xhaxhaj, akuza që nuk u vërtetuan kurrë.

Në vitin 2011 reperi në një intervistë u shpreh se i ka ardhur në ndihmë Ajsi Xhaxhaj dhe i ka shpëtuar jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua dhe askush se dinte çfarë i kishte ndodhur.

Regjisori për të gjithë ngjarjen u shpall i pafajshëm. Ai vazhdoi karrierën e tij, ndërsa Ajsi nuk ‘shkëlqeu’ dot si në periudhën e fëmijërisë së saj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ajsi xhaxhaj leonard bombaj stresi ajsi xhaxhaj leonard bombaj stresi

Sondazh

Poll