Art&Argëtim

‘Isha e para, nuk e prisja’/ Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit në Eurovision: Shqipëria e meriton!

21 Maj 2021, 06:20 Nga DOSJA
‘Isha e para, nuk e prisja’/ Anxhela Peristeri flet pas kualifikimit

HOLLANDË– Anxhela Peristeri, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021” është kualifikuar “e para” për në finalen e madhe të shtunën në Roterdam, Hollandë. Pas përfundimit të kompeticionit, Anxhela dha një intervistë në konferencën që u zhvillua me të gjithë pjesmarrësit.

E pyetur se si ndihej pasi ia doli që Europa të votonte për të e të dilte në finale, Anxhela tha se nuk e përshkruan dot me fjalë.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit,” është shprehur Anxhela Peristeri.

Nga shtypi ndërkombëtar kishte një pyetje për Anxhelën nga Polonia: Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”?

“Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri anxhela peristeri

Sondazh

Poll