Politike

Kompleksi “Partizani”, Berisha: Është hapur një gjyq, gjithçka është e montuar

20 Maj 2021, 16:32 Nga DOSJA
Kompleksi “Partizani”, Berisha: Është hapur një gjyq,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është një proces i hapur gjyqësor për kompleksin “Partizani”.

I pyetur për pronësinë e familjarëve të tij mbi këtë kompleks, Berisha tha se pas daljes së provave të gjithë do ta marrin vesh se kush është ‘Arben Malavita’, referuar Ben Blushit.


“Marrëdhëniet me SHBA-të janë shumë të rëndësishme, por dinjiteti njerëzor është më i rëndësishëm. Nuk kam ndërmend, jam përpjekur gjithë jetën ta ruaj, më është cënuar si kurrë më parë, do ta qartësoj deri në fund. Emisioni i Arben Malavitës është i montuar. Pronarët e kompleksit “Partizani” kanë hapur një proces kundër tij. Shoku i Lul Berishës. Do dalin të gjitha provat dhe aty do ta shikoni ju se kush është Ben Malavita. Dhëndrri im ka një përqindje aty, aq sa ka, por kaq,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Non-grata në SHBA/ Berisha padit për shpifje sekretarin Blinken: Gjyq në Francë! Të nxjerrin provat jo montimet në zyrën e Ramës! S’iki nga PD, beteja ime, për dinjitet!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike berisha konference 20 maj sali berisha berisha konference 20 maj sali berisha

Sondazh

Poll