Bota

Vrau para dy ditësh në Pejë, Gjykata e Kosovës lë në paraburgim me 30 ditë 50-vjeçarin: Gjatë kësaj kohe do të vlerë

20 Maj 2021, 16:50 Nga DOSJA
Vrau para dy ditësh në Pejë, Gjykata e Kosovës lë

KOSOVË- Gjykata e Kosovës ka caktuar masën e paraburgimit me 30 ditë për Xhevdet Januzajn, i cili vrau në mes të Pejës, Gëzim Kastratin para dy ditësh. Në vendimin e Gjykatës shpjegohet e gjithë ngjarja që ka ndodhur. Në vendim thuhet se januzaj nuk do të gjykohet vetëm për veprën penale të vrasjes por edhe të mundimit për fshehjen e së vërtetsës, pengimit të hetimit dhe të veprave që është akuzuar më parë atë të ngacmimit seksual.   

Njoftimi i policisë:

“Me datë 18.05.2021, rreth orës 15:30 minuta, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta tani viktimën G.K dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjetër prezent në atë lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend. Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale vrasjes e rëndë nga neni 173, par.1, nënpar.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Gjithashtu, duke e pas parasysh se i pandehuri menjëherë pas kryerjes së veprës penale është arratisur dhe është dorëzuar vetëm pasi i janë vënë në ndjekje organet e policisë si dhe duke e pas parasysh dënimin e lartë që i kanoset po qe se vërtetohet fajësia e tij nga ana e gjykatës, janë rrethana reale që dëshmojnë se po qe se i njëjti gjendet në liri do të mund të fshihet apo t’iu shmanget organeve të ndjekjes, e me këtë të pengonte zbardhjen e rastit,” thuhet në njoftimin e Gjykatës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njpftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gezim kastrati vrasje ne peje xhevdet januzaj. gezim kastrati vrasje ne peje xhevdet januzaj.

Sondazh

Poll