Insights

Mjetet e ZGJEDHJEVE! Bashkia Durrës shpërndau 6 milionë euro për qytetarët, pagesa për rindërtimin pas tërmetit 89 herë

27 Prill 2021, 11:45 Nga DOSJA
Mjetet e ZGJEDHJEVE! Bashkia Durrës shpërndau 6 milionë euro

DURRES– Shumëkush u habit nga fitorja e thellë e Partisë Socialiste në Durrës, atje ku rezultati u nda në 8 mandate për PS, 6 mandate për Partinë Demokratike. Por teksa orët kalojnë, disa fakte qartësohen më mirë. Aranita Brahaj, drejtoresha e Open Data, ka publikuar vëzhgimin për Bashkinë e Durrësit. Për 1 muaj të fushatës, elektorale, Bashkia Durrës shpërndau 6 milion euro për rindërtimin e banesave nga vetë qytetari. Këto pagesa u bënë gjatë fushatës, në një vlerë, 89 herë më shumë sesa nga muaji dhjetor 2019 deri në 25 mars 2021. Thënë ndryshe, PS mbajti peng paratë e qytetarëve, që iu takonin pas dëmtimit nga tërmeti, për t’jua dhënë në kulmin e fushatës elektorale.

SHKRIMI I PLOTË I ARANITA BRAHAJ:

Java Zgjedhore Bashkia Durrës ndan 6 milion Euro për Rindërtim Banese nga vetë Qytetari, Transaferta vetëm për Individin.
89 herë më shumë sec ka shpërndarë për këtë kategori shpenzimi nga Dhjetor 2019 deri 25 Mars 2021. (15 muaj).
Ndërsa presim Rezultatet e Zgjedhjeve në Bashkinë Durrës.
Nga data 25 Mars (fillim fushate) deri në datën 26 Prill Janë urdhëruar në Thesar nga Bashkia #Durrës në total 744 469 274 Milion lekë (të reja) si transaferta për Individin që do ta rindërtojë vetë banesën. (kodi i pagesës në Thesar është 6060099), http://spending.data.al/…/2021…/to_date_reg/2021-04-26
Po ta krahasojmë pagesën për këtë Kategori Shpenzimi nga 1 dhjetori 2019 (muaji i parë pasoja tërmeti) deri më 25 Mars 2021 (dita e parë e Fushatës) vlera e ekzekutimeve është vetëm 6 637 194 Milion lek (të reja). (kategoria e shpenzimit është 6060099).
Zëri më lart është i ndryshëm nga Transaferta për Individ Qiradhënie (6061099).
Pse PS dhe Bashkia pa Kryetar priten 15 muaj nga Tërmeti për të dhënë para të thata familjeve për të cilat banesat do të rindërtohen nga vetë banorët?
A do kishim këtë rezultat nëse pagesat do bëheshin në dhjetor,shkurt apo në janar??
Pse përshkrimet e pagesave në Thesar nuk kanë një Nr të Vendimit që bën të mundur këtë pagesë??

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

factcheck factcheck aranita brahaj kompesimi ne durres rezultati ne durres rindertimi pas termetit aranita brahaj kompesimi ne durres rezultati ne durres rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Insights 15 Prill 2021, 11:19

Buxheti dhe Becchetti

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periu...

Insights 12 Prill 2021, 06:22

Pse i harruam gratë në pandemi?

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë ve...

Insights 11 Prill 2021, 20:41

Rama kopjon barcaletën e Fatos Nanos

Edi Rama paska bere spot me ngjarjen e Fatos Nanos. Edhe kete ua thote nje nga ata qe e ka jetuar personalisht ngjarjen dhe njeri nga ata qe e hapi ne publik at...