Insights

Thonë nuk jetohet në Shqipëri, pastaj votojnë Edi Ramën

27 Prill 2021, 15:51 Nga DOSJA
Thonë nuk jetohet në Shqipëri, pastaj votojnë Edi Ramën

Shet votën dhe menjëherë niset në Francë dhe kërkon azil.

Më thotë se këtu nuk jetohet, pastaj voton për Ramën.

Më thotë se ky qytet është fjetore, por voton për ata që e shkatërruan këtë vend me ndërtime.

Më thotë se në këtë vend nuk ka ku ta kalosh kohën veç lokalit, por nuk erdhi kurrë të mbrojë teatrin.

Më thotë se po largohen tërë të rinjtë, por pastaj voton pa iu dridhur qerpiku hajdutët.

Më thotë se nuk ka zgjedhje tjetër, ngaqë vetëm këto partitë e vjetra janë, por kur lindin parti të reja, natyrisht që përsëri voton për të vjetrat.

Më thotë se në 4 vitet e fundit pagesa në faturën e ujit është rritur 220%, por prapë voton njësoj.

Më thotë se vjedhja e të dhënave të qytetarëve është katastrofë, por përsëri ia jep votën atyre që vodhën të dhënat.

Më thotë se jeton me punë të ndershme, por përsëri ia jep votën atij që grabit pasurinë publike.

Më thotë se nuk kishte mundësi ta shëronte vëllanë në Turqi, por kur shiti votën e harroi vëllanë.

Ç’është njeriu parapolitik:

Ai që nuk vjedh vetë, por i jep hajdutit votën.

Ai që nuk mendon se po i prish punë vetes me votën e vet.

Ai që mendon se për rrënimin e madh e kanë fajin të tjerët, por jo ai vetë.

Ai që mendon se të rinjtë natyrshëm kanë lindur për të jetuar diku tjetër, por jo në atdheun e tyre. Ai që mendon se këtu drejtojnë të huajt dhe jo ai vetë.

E kështu me radhë…

Nga Elvis Hoxha marre nga TPZ.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

opinione opinione elvis hoxha elvis hoxha

Sondazh

Poll

Insights 25 Prill 2021, 11:44

ZGJEDHJET- Tregim nga Maria Luisa Bardelli

Zëri i folësit tingëllonte në shesh, në këtë shesh të vogël të një fshati të humbur në male, si shumë fshatra të tjerë, dhe Hasinto Tumanjana po pyeste veten se...

Insights 23 Prill 2021, 12:38

Padronët e dinjitetit

Po marr përsipër të shkruaj vetëm për t’i dhënë përgjigje të shkurtër një pyetje të thjeshtë – Si e trajton e drejta evropiane fenomenin e sistemit të të dhënav...

Insights 15 Prill 2021, 11:19

Buxheti dhe Becchetti

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periu...

Insights 12 Prill 2021, 06:22

Pse i harruam gratë në pandemi?

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë ve...