Sport

‘San Gigio’, shpëtimtari i Milanit që drithëron zemrat e tifozëve

20 Maj 2019, 13:49 Nga DOSJA
‘San Gigio’, shpëtimtari i Milanit që drithëron

Gianluigi Donnarumma, i pagëzuar edhe si “San Gigio”, portierin e Milanit që u bë vendimtar në fitoren 2-0 të kuqezinjve ndaj Frosinones, duke pasuruar rekordin e tij personal me një ndërhyrje “shenjtori” edhe ndaj Valzanias në fund.

Ndërsa “Curva Sud”, grupimi i tifozëve më të zjarrtë të Milanit me të cilin raporti nuk ka qenë gjithnjë idilik, i dedikoi atij një kor, ndaj të cilit portieri u përgjigj duke përshëndetur me dorën e tij të djathtë.

E ndërsa deri këtu gjithçka duket shumë mirë, kjo nuk është e vërtetë. E vërtetë është që rendimenti i Gigios ka qenë i shkëlqyer gjatë këtij sezoni, por rreziku për ta humbur si pasojë e zhbalancimit të financave është shumë i madh.

Mbrëmjen e djeshme, pas takimit, Donnarumma nuk arriti dot të qetësonte tifozët kuqezinj. “Nuk flas për të ardhmen time”, iu përgjigj ai gazetarëve të interesuar. Një përgjigje që nuk jep asnjë detaj mbi një largim të mundshëm të tij, mes dëshirës për të mos humbur përqëndrimin përpara javës së fundit, tejet vendimtare për fatin e Milanit.

Paris Saint-Germain mbetet ekipi i parë dhe më i interesuar për portierin e kombëtares së Italisë në futboll.

Marrë nga Top Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gianluigi donnarumma san gigio gianluigi donnarumma san gigio

Sondazh

Poll