Sport

Piontek dhe Suso i dhurojnë tre pikë Milanit dhe e ngjisin në vendin e katërt

19 Maj 2019, 18:36 Nga DOSJA
Piontek dhe Suso i dhurojnë tre pikë Milanit dhe e ngjisin në

ITALI- Milani arriti që të fitonte sfidën përballë Frosinones, duke besuar edhe njëherë se mund të arrij që të sigurojë një biletë për Chamion League. Kundër Frosinones Miliani arriti që të fitonte me shifrat 2-0, skuadër e cila tashmë të rënë nga kategoria.

Pjesa e parë ishte totalisht e vakët për kuqezinjtë, të cilët bënë shumë pak për të shënuar. Por e dyta i gjeti me tjetër ritëm të besuarit e Gatuzos.

Në minutën e 58-të, ishte Piontek që shtyu një top në rrjetë, të goditur nga Borini, duke i dhënë ekipit avantazhin. Në të 66-tën, ishte radha e Susos për një perlë nga goditja e dënimit, që çoi në avantazh të dyfishtë ekipin, duke e qetësuar për 3 pikët.

Tashmë, momentalisht Milani gjendet në vendin e katërt të renditjes, me 65 pikë, po aq sa Atalanta, por me rezultat më të mirë në ndeshje direkte. Sytë e kuqezinjve tashmë janë nga Juventusi, që e pret brenda Atalantën, dhe një fitore e “Zonjës” do e afronte shumë pranë ekipin e Gatuzos me zonën Champions.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport frosinone milani piontek seria a suso frosinone milani piontek seria a suso

Sondazh

Poll