Pse mungoi Basha? Kim: Po të ishte në dorë time, do e ftoja me patjetër. Me listën në ceremoninë e Defender 21 u mor Mini
18 Maj 2021, 20:55Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, mungoi në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021. Për këtë është pyetur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Kim e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu tha se nuk kishte informacion pasi protokolli ishte bërë nga Ministria e Mbrojtjes, por po të ishte në dorën e saj do e kishte ftuar patjetër.
Blendi Fevziu: A jeni e kënaqur me rolin që luan Shqipëria brenda NATO-s?
Ambasadorja Yuri Kim: Po. Shqipëria është një aleate absolutisht besnike dhe e aftë dhe ajo që duam është të ndërtojmë mbi këtë. E para që duhet të bëjmë është, si çdo aleat tjetër, Shqipëria duhet t’i kushtojë 2% të PBB të saj mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është një marrëveshje që e bënë të gjithë aleatët në vitin 2014 në Uells. Shqipëria është në rrugë të mbarë për këtë. E dyta është që do të rrisim stërvitjet dhe trajnimet tona dypalëshe dhe shumëpalëshe me forcat shqiptare në mënyrë që të rrisni aftësitë. Mendoj se e gjitha është në një trajektore pozitive.
Blendi Fevziu: Ambasadore, kam parë në mediat sociale sidomos shumë komente se pse Z. Basha nuk u ftua në ceremoni.
Ambasadorja Yuri Kim: Nuk e di. Po të kishte qenë në dorën time, do ta kisha ftuar, patjetër. Por, kjo ishte… nuk e kontrolloj listën e të ftuarve…
Blendi Fevziu: Protokolli… Nuk u organizua nga ambasada amerikane?
Ambasadorja Yuri Kim: Jo, u organizua nga Ministria e Mbrojtjes.
TIRANË– Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se SPAK ka bërë shumë përparim, ndërsa kërkoi nga mediat të jenë më ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike pas fitores së mandatit të tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, teksa ka folur për procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka thënë se pandëshkueshmëria duhet t...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka n...
TIRANË– Në emisionin “Opinion”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur lidhur me listat e kandidatëve ppër deputetë të partive për zgjedhjet parlament...
TIRANË– Në studion e emsionit “Opinion” Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është pyetur edhe në lidhje me largimin e Tom Doshit nga parlamenti. Ajo u shp...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA është shprehur në emisionin “Opinion” se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e z...
TIRANË- Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës në Shqipëri dhe faktin nëse...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në emisionin “Opinion”, Kim është shprehur se SHBA është e kënaqur ...
TIRANË– Për Bledar Dervishin dhe Elira Kokonën këto grimca humori janë të fundit përpara se në sallë të hyjë gjykata Kushtetuese dhe secili të marrë ...