Aktualitet

E rrethuar me mur 5 metra të lartë dhe tela me gjemba! Lala: Familja Lici jeton në një shtëpi që e shohim vetëm shqiponja

18 Maj 2021, 21:01 Nga DOSJA
E rrethuar me mur 5 metra të lartë dhe tela me gjemba! Lala: Familja

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se familja Lici jeton në një shtëpi të rrethuar me një mur pesë metra të lartë. E ftuar në “Open”, Lala tha se shtëpinë një katëshe të familjes Lici e shohin vetëm shqiponjat dhe zogjtë, pasi është e rrethuar dhe nga tela me gjemba.

Gazetarja shtoi se banesa ka dhe kamera të shumta sigurie në mënyrë që të monitorohet gjithçka që ndodh rreth saj.

“E dini si jeton sot Ibrahim Lici? Ata kanë një banesë një katëshe që vetëm shqiponjat ose zogjtë mund ta shohin nga lart, sepse rrethohet nga një mur 5 metra i lartë, ka kamera sigurie të vendosura gjithandej dhe tela me gjemba. Dy fiset Lici dhe Bajraj janë në një konflikt të hapur dhe të vazhdueshëm që po prodhon viktima pafund,”- tha Lala.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ibrahim lici klodiana lala ibrahim lici klodiana lala

Sondazh

Poll