Aktualitet

PROFIL/ Në arrati prej 25 viteve, kush është lushnjari i arrestuar ditën e sotme për vrasje në Itali

18 Maj 2021, 19:50 Nga DOSJA
PROFIL/ Në arrati prej 25 viteve, kush është lushnjari i

LUSHNJE-Nikolla Dura (Duri) është personi i arrestuar ditën e sotme në Kavajë për vrasje në Itali. Ai ka qenë në arrati prej 25 viteve, pasi në vitin 1995 në Firence ai theri një person në qendrën e qytetit.

Pas ngjarjes ai mori dënimin maksimal, burgim të përjetshëm nga Gjykata e Firencës. 59-vjeçari në atë kohë drejtonte një grup prostitucioni, vrau Albano Fotir Zhukën, i cili mendohet se donte të nxirrte një grua nga rrejti i prostitucionit.   

Ai arriti që t’i largohej nga Firence ku shkoi fillimisht në Milano dhe më pas arriti që të largohej përfundimisht nga Italia. Duri shkoi në Francë, dhe më pas erdhi në Shqipëri. Ndërkohë që vitin e kaluar Italia lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për 59-vjeçarin, ku dhe filluan bashkëpunimet me autoritetet shqiptare.

Pas arrestit nga policia shqiptare, Dura pritet të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e marrë. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albano fotir zhuka nikolla dura nikolla dura (duri) albano fotir zhuka nikolla dura nikolla dura (duri)

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 19:22

TIRANË– Gazetari Elton Qyno e ka cilësuar si ‘vrasje brenda llojit’ atë të Endri Mustafës. I ftuar në “Open”, Qyno tha se vit...