Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës, Hajdarmataj: E morën dhe e çuan në një zonë x, krimi u krye me qetësi e gjakftohtësi, kanë pas

18 Maj 2021, 20:15 Nga DOSJA
Vrasja e Endri Mustafës, Hajdarmataj: E morën dhe e çuan

TIRANË– Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit ka dhënë detaje në ;idhje me vrasjen e Ednri Mustafës. I ftuar në “Open”, Arben Hajdarmataj tha se ekzekutorët kanë pasur kohë të mjaftueshme për të kryer krimin, duke qenë se edhe trupi iu gjet pas dy ditësh.

Hajdarmataj shtoi se Mustafa është marrë dhe është mbajtur, vrarë e dhunuar në një tjetër vend, e më pas është transportuar në vendin ku u gjet. 

“Nëse do realizojmë vrasjen e të ndjerit kemi një situatë që është zhdukur për 2 ditë dhe gjendet i vdekur, ky person që është marr nga autorët është mbajt në një zonë x të caktuar, që ne nuk e dimë. Një person të merret dhe të mbahet 2 ose 3 ditë nuk mund të themi se rastësisht ka vdekur për shkak të torturave por e kanë marrë e kanë torturuar, është vrarë dhe është transportuar në vendin e krimit ku edhe është gjetur. Autorët kanë pasur kohë të mjaftueshme që të marrin informacion, vrasjen e kanë bërë me gjakftohtësi.

Autorët e krimit kanë qenë të qetë në momentin e ekzekutimit, pastaj mënyra se 2 në kokë, 1 në gojë e 3 në gjoks është dhe çështje momenti apo mllefi në mënyrën si komunikojnë viktima me autorin. Mund të jetë kod, por jo domosdoshmërish. Unë nuk arrij ta përkthej, por nuk mund të jem kategorik për kod tek mafioz sepse mua nuk më ka qëlluar të kem kode tek viktimat. Ka pasur një armë, shkëmbim zjarri. Ajo është një armë që mund të ketë qenë e autorit, mund të jetë armë që mund të ketë bërë dhe ndonjë vrasje tjetër,”– tha Hajdarmataj.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben hajdarmataj endri mustafa vritet endri mustafa arben hajdarmataj endri mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 19:22

TIRANË– Gazetari Elton Qyno e ka cilësuar si ‘vrasje brenda llojit’ atë të Endri Mustafës. I ftuar në “Open”, Qyno tha se vit...