U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, bien në pranga një person në Kolonjë, goditi inxhinierin e pyjeve (DET
17 Maj 2021, 14:07Nga DOSJA
KOLONJË– 1 person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar nga policia në Kolonjë, pasi u kapën duke prerë dru në mënyrë të jashtëligjshme.
Policia bën me dije se për të shmangur penalizimin, i arrestuari kanosi tre inxhinierë pyjesh të bashkisë Kolonjë dhe goditi njërin prej tyre. Policia ka sekuatruar 4 m sterë dru zjarri të cilat ishin prerë.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë; U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.
I arrestuari, për të shmangur penalizimin, kanosi për shkak të detyrës tre inxhinierë pyjesh të bashkisë Kolonjë dhe goditi njërin prej tyre. Sekuestrohen 4 m sterë dru zjarri.
Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, u godit një rast i tentativës për prerje të pyjeve, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. L., 51 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe të Inspektoriatit Pyjor, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, Kolonjë. Shtetasi Ç. L., për të shmangur penalizimin, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasit A. J. dhe E. Ç., si edhe ka goditur me mjet të fortë në krah shtetasin K. M. (të tre me detyrë inxhinierë pyjesh pranë Bashkisë Kolonjë). Shtetasi K. M., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAVAJË-Një nga biznesmenët që vepron prej vitesh në Golem ka fituar edhe ankandin e hapur nga Redjan Krajli, kryetari i Bashkisë së Kavajës.Para pak javësh...
KOSOVË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka pozuar përpara kompanisë brenda konteinerëve të së cilës u gjet dhe u sekuestrua një sasi rekord kokaine, 400 ...
VLORË– Një vjedhje ka ndodhur në një firmë në Vlorë, ku në pranga ka rënë vetë bashkëpronarja. Policia dyshon se grabitësi ka qenë vëllai i saj, ndër...
Aktualitet17 Maj 2021, 13:02
ELBASAN– Një 13-vjeçar rrëfen se është mitur nga një djalë, 18 vjeç, rreth 6 muaj më parë, që ende nuk është dënuar, duke ndikuar në gjendje...
TIRANË -Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka bërë një postim në rrjetet sociale, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ajo ka shkruar se pas vdekjes së d...
TIRANË– Aktorë e aktivistë të cilët mbrojtën për një kohë të gjatë Teatrin Kombëtar, kanë mbajtur sot homaxhe, pasi ka kaluar një vit që nga shembja ...
Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për të hapur pjesërisht auditorët e universiteteve rezulton nulë.Pas analizimit të tij, këto të fundit kanë vendosur të mbylli...
Aktualitet17 Maj 2021, 12:15
GJERMANI– Një vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung i ka dedikuar një artikull, ku që në titull thekson se është s...
KOSOVË– Dalin fotot e para nga brenda kamionit të kuq që erdhi nga Brazili, ndërsa brenda kishte 400 kg kokainë. Kokaina ishte e ndarë në kuti të vogla, ku...