Art&Argëtim

Përse ngrohje, jo djegie?

17 Maj 2021, 14:11 Nga DOSJA

TIRANË–Me siguri duhet të keni dëgjuar për duhanin pa djegie apo pajisjet me ngrohje, ose akoma më ndryshe, produktet-me ngrohje-pa djegie. Këto pajisje përgjithësisht ngrohin fijen e duhanit duke çliruar aerosol.

Por cilat janë ndryshimet kryesore mes pajisjeve me ngrohje dhe cigares së zakonshme?

Cigarja e zakonshme

Një cigare përbëhet nga gjethe duhani të mbështjella me letër. Mund të përmbajë filtër, kimikate të shtuara apo të tjerë përbërës të shtuar. Duhanpirësi ndez majën e cigares duke djegur duhanin dhe thith tymin përmes fundit të cigares.

Pajisja me ngrohje

Një produkt- me ngrohje-pa djegie përbëhet nga pajisja ngrohëse dhe duhani. Duhani mund të jetë i mbështjellë në letër ose jo. Sido që të jetë, duhani ngrohet në një temperaturë më të ulët sesa cigarja me djegie duke çliruar jo tym, por aerosol.

Cigarja elektronike

Një cigare elektronike përdor një lëng i cili mund të përmbajë nikotinë (tipikisht e derivuar nga bima e duhanit), glicerinë, glikol propylene dhe përbërës të tjerë. Pajisja ka një burim ngrohtësie i cili ngroh lëngun duke krijuar aerosol.

Por përse ngrohje dhe jo djegie?

Gjatë djegies së cigares në 800 gradë Celcius, çlirohet tym. Me tymin, çlirohen mijëra (rreth 6 mijë) kimikate, mes të cilave 100 të cilat janë të studiuara me shkencë dhe të pranuara edhe nga autoritetet shëndetësore se shkaktojnë apo potencialisht mund të shkaktojnë dëme tek trupi ynë.

Nga ana tjetër ngrohja ka një temperaturë shumë më të ulët (350 gradë Celcius) duke shmangur çlirimin e kimikateve të dëmshme. Produktet me ngrohje janë hapi më i rëndësishëm drejt asaj që tani njihet si e ardhmja pa tym, e cila mund të kuptohet edhe si një e ardhme pa djegie.

Produktet- me ngrohje- pa djegie si IQOS kanë marrë autorizim edhe nga institucione të rëndësishme të shëndetit si Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për t’u komercializuar si produkte me risk të modifikuar.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

argetim argetim cigaret iqos iqos cigaret iqos iqos

Sondazh

Poll