Bota

Pas sulmit seksual ndaj nxënëses së klasës së parë në Prishtinë, nesër qytetarët protestojnë para Ministrisë

16 Maj 2021, 17:39 Nga DOSJA
Pas sulmit seksual ndaj nxënëses së klasës së parë

KOSOVË– Ditën e nesërme në orën 12:00, në Prishtinë do të zhvillohet një protestë nga ana e Aleancës për Mendim dhe Veprim Feminist. Protesta do të mbahet pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, pas sulmit seksual që ka ndodhur ditë më parë ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.

Arsyeja e kësaj proteste është që shtohet lënda e edukatsë seksuale në shkolla, si dhe të ketë ambiente të sigurta për nxënësit dhe të punësohen punëtorë socialë dhe psikolog në shkolla.

POSTIMI:

Dje, në shkollën “Faik Konica” u bë publik rasti i një sulmi seksual ndaj një nxënëse në klasën e parë nga tre nxënës të klasës së shtatë. Ky rast, i cili nuk mund të lexohet si rast i izoluar, është duke e shpërfaqur edhe një herë, në mënyrë të frikshme realitetin e vajzave. Vajzat janë duke u ballafaquar me dhunë e abuzim seksual në shkolla, pikërisht për shkak të dështimit shoqëror e institucional për ta trajtuar dhunën ndaj vajzave e grave si problem serioz dhe shqetësim për sigurinë publike. Nesër, në ora 12:00, mblidhemi pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për të protestuar kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore.

Protesta do t’i ketë tri kërkesa kryesore:

1. Futja e edukatës seksuale në shkolla;

2. Ambiente të sigurta për nxënëset/it;

3. Punësimi i punëtoreve/ëv socialë dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat.

Protestueset/it duhet t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin fizik.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ngacmimi seksual ne prishtine proteste ne prishtine ngacmimi seksual ne prishtine proteste ne prishtine

Sondazh

Poll