Bota

Tmerr në Angli! Rrjedhja e gazit shpërthen dy shtëpi, vdes një 2-vjeçar, katër të plagosur (PAMJET)

16 Maj 2021, 17:37 Nga DOSJA
Tmerr në Angli! Rrjedhja e gazit shpërthen dy shtëpi, vdes

BRITANI E MADHE- Një fëmijë ka humbur jetën dhe 4 të rritur janë plagosur nga një shpërthim i shkaktuar prej një rrjedhje gazi që solli shkatërrimin e dy shtëpive në Cheisam (Angli veriperëndimore). Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesi të së dielës.

Banorët e zonës u evakuuan nga shtëpitë e tyre, sipas Dailymail, ndërsa në zonë ka nisur kërkimi për persona të tjerë që mund të kenë mbetur të lënduar nën rrënojat e banesave. 

Një faqe Gofundme është ngritur për të ndihmuar banorët e Avenue në Mallowdale, për të dhuruar para dhe veshje për të gjithë të prekurit nga shpërthimi. Banorët e zonës për mediat vendase e kanë përshkruar si të tmerrshëm shpërthimin, duke e krahasuar me një bombë që u pasua me rrufe. 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota shperthimi ne angli shperthimi ne angli

Sondazh

Poll