Aktualitet

E rëndë në Maliq! Po punonte tokën, fermerit i shpërthen granata, dëme në duar

16 Maj 2021, 14:41 Nga DOSJA
E rëndë në Maliq! Po punonte tokën, fermerit i

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shqitas të Maliqit, ku një fermeri i ka shpërthyer një granatë teksa punonte tokën me frezë. Sot, rreth orës 16:00, 39-vjeçari me iniciale H.S., është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shtetit ka rapotuar se 39-vjeçari ka pësuar dëmtime në dorë, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, paralelisht Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

‘Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.’– njofton policia.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen granata ne maliq shperthen granata ne maliq

Sondazh

Poll