Aktualitet

Ardhja e trupave ushtarake amerikane, Bajram Begaj: Kjo është një ngjarje e madhe, ndodh për herë të parë në Shqipëri

16 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA
Ardhja e trupave ushtarake amerikane, Bajram Begaj: Kjo është një

TIRANË– Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj ka folur për mediat pak minuta pasi në Rinas mbërritën 267 trupa ushtarakë nga SHBA. Ai u shpreh se kjo është një ngjarje e madhe që po ndodh në Shqipëri, pasi po ndodh për herë të parë.


‘Është një stërvitje historike që për herë të parë ndodh në Shqipëri. Sot pritëm 200 trupa, është një stërvitje komplekse, jo vetëm në fushën ajrore. Sot është një ditë e madhe, 267 persona që kanë ardhur, kjo është një ngjarje e madhe.‘-tha Begaj.

Ditën e sotme mbërritën në Rinas 267 trupa ushtarake amerikane të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender 21’. Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vijojë deri më 20 qershor.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bajram begaj stervitja defender 21 bajram begaj stervitja defender 21

Sondazh

Poll