Aktualitet

Transportonin “lekë droge”! Kapen me 18,000£ dy shqiptarët në Angli, s’përdornin bankën por trenin. I pr

14 Maj 2021, 14:23 Nga DOSJA
Transportonin “lekë droge”! Kapen me 18,000£ dy

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi u kapën me 18,000 £ në një stacion pasi kishin udhëtuar nga Birmingham për në Uellsin Jugor, në mënyrë që të transportonin dorazi paratë e drogës. Durim Mytro, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, u punësuan si korrierë nga gangsterë.

Mediat britanike bëjnë me dije se të dy po udhëtonin me një pako parash, që ishin ishin siguruar nga fabrikat e kanabisit. Të dy ishin dënuar për pastrim parash në 12 Dhjetor 2018, duke përfunduar pas hekurave të qelisë për 12 muaj.

Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje sigurie. Ndërsa avokati Steffan Bisson tha për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli.

“I pandehuri është ndarë nga gruaja. Ai po përpiqej të bënte ca para të shpejta me kohë për Krishtlindjen.” 

Por rezultoi se Dragjoshi kishte dënime të mëparshme për mallra të vjedhura dhe trafik droge.

Marrë nga southwalesargus.co.uk

(k.m/dosjas.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne angli durim mytro geni dragjoshi arrestohen shqiptaret ne angli durim mytro geni dragjoshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 14:11

BRITANI– Policia ka mësyrë në një fabrikë kanabisi në Coventry, aty ku është burgosur një ish-anëtar i ushtrisë shqiptare.Shqiptari i identifikuar si Ylli Baha ...

Aktualitet 14 Maj 2021, 13:18

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë sekuestrimin preventiv të llogarive bankare të mjekut kardio-kirur...