Art&Argëtim

14 Maj 2021, 12:07 Nga DOSJA

ITALI– Aktori i filmit ‘365 ditë’ Michele Morrone dhe modelja Belen Rodriguez kanë qënë në shënjestër të thashethemeve se dis kohë më parë ka patur një flirt mes tyre. Në atë kohë lajmi u përgënjeshtuar nga modelja, por u aktori nuk zgjodhi t’i mohonte thashethemet.

Ka qënë një video live në rrjete sociale, në të cilën Michele iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen. Ai u shpreh në një mënyrë përçmuese duke pretenduar që Belen nuk ishte tipi i femrës që ai do donte pasi nuk ofron asgjë veç pamjes:

“Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, koncepti im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…”

Kjo deklaratë vjen në një kohë ku Rodriguez, pas ndarjes nga Stefano De Martino po përjeton një periudhë të lumtur me partnerin e saj të ri, Antonino Spinalbese.

Të dy janë duke pritur me padurim të mbajnë në krahë vajzën e tyre Luna Marie, e cila do të vijë në jetë së shpejti. Ajo u shpreh para pak kohësh për partnerin e saj se:

“Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time të parë më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish.”

Shumë ndjekës i kanë kritikuar fjalët e Morrone-s, duke i dalë në mbrojtje Rodriguez. Disa thonë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore, ndërsa të tjerë thonë se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz belen rodriguez michele morrone belen rodriguez michele morrone

Sondazh

Poll