Art&Argëtim

Romanca Jlo dhe Ben Affleck mund të jetë strategji marketingu?

14 Maj 2021, 09:20 Nga DOSJA
Romanca Jlo dhe Ben Affleck mund të jetë strategji marketingu?

SHBA– Pasi paparazët panë lëvizje të shpeshta të ish të fejuarit, Ben Aflleck në rezidencën e këngtares Jlo, shumë pak kohë pas anullimit të dasmës së saj me Alex Rodriguez njoftohet se dyshja kanë organizuar një udhëtim të papritur në Montana për një pushim një javor. Burimet pranë dyshes thonë se në këtë javë pushimesh janë vetëm ata të dy.

Burime pranë aktorit Affleck thonë se ata përshëndeteshin në email rregulisht që nga shkurti kur Jennifer ishte akoma e fejuar me Alex Rodriguez. Shkëmbimi i  tyre filloi pasi Lopez udhëtoi në Karaibe për të filmuar “Shotgun Ëeeding”, dhe postat elektronike ishin më shumë romatike sesa miqësore, pretendonte burimi. Affleck ishte duke xhiruar filmin e tij “The Tender Bar” në Boston në kohën e shkëmbimeve të tyre.

Nga ana tjetër thuhet se Rodriguez ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.Por të aludimet për këtë romancë që po qarkullon së fundmi është një teori që po hedh dyshime të forta që dyshja J. Lo dhe Ben apo siç quhen ndryshe “Bennifer” janë së bashku vetëm për të shkaktuar ‘zhurmë’, duke përdorur romacën e sajuar si një strategji marketingu.

Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka hedhur aludime se sipas saj, Bennifer” në fakt është një marifet publiciteti. Ndër të tjera, ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes Ben dhe divës së muzikës.

“Unë kam një lidhje shumë të ngushtë familjare me dikë në kampin e J.Lo. Ne kemi qeshur me lot për këtë histori, dhe jemi të shokuar për faktin se njerëzit po e besojnë këtë. Është një budallallëk“.

Burimi thotë se kjo romancë e përfolur po bëhet për të treguar se Lopez po hakmerret ndaj ish të fejuarit Rodriguez pas zërave që ai e ka tradhëtuar.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz alex rodriguex ben affleck jenifer lopez alex rodriguex ben affleck jenifer lopez

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Maj 2021, 17:15

SHBA– Instagram iu ka ardhur në ndihmë të gjithë personave që duan të largojnë përgjithmonë nga rrjeti i tyre social një person.Tashmë mund të bëni bllok person...