Art&Argëtim

“Izraeli meriton të jetë komb i lirë”, aktorja Gal Gadot ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit pas një postimi në Twitter

14 Maj 2021, 06:09 Nga DOSJA
“Izraeli meriton të jetë komb i lirë”, aktorja Gal

IZRAEL– Ylli i Wonder Woman, Gal Gadot është ‘sulmuar’ nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pas një postimi që bëri lidhur me përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Aktorja izraelite dhe ish Miss Izraeli postoi: “Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt”, duke shtuar: “Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë“.

Zemra ime po thyhet. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time, miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira“, postoi 36-vjeçarja në twitter.

Ndërsa disa njerëz të profilit të lartë, përfshirë politikanin amerikan Ted Cruz, e vlerësuan Gadot për fjalët e saj, shumë të tjerë reaguan me zemërim.

Ajo u kritikua nga mbështetësit e çështjes Palestineze, të cilët vunë në dukje shërbimin e saj në ushtrinë Izraelite. Kjo pasi në rininë e saj, Gadot përfundoi dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak. Në vitin 2019, Gadot qëndroi krah me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu për statusin e pakicës Arabe të vendit.

Duaje fqinjin tënd si veten tënde,” tha aktorja izraelite, midis grindjeve për rolin e partive arabe izraelite në sondazhet e ardhshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz gal gadot lufta izrael-palestine gal gadot lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Maj 2021, 17:15

SHBA– Instagram iu ka ardhur në ndihmë të gjithë personave që duan të largojnë përgjithmonë nga rrjeti i tyre social një person.Tashmë mund të bëni bllok person...