Art&Argëtim

‘Sa bukur, marshallah!’/ E mësoi të fliste shqip, Kim Kardashian dhe Mario s’janë më miq! Ylli televiziv e heq nga ndj

13 Maj 2021, 16:01 Nga DOSJA
‘Sa bukur, marshallah!’/ E mësoi të fliste shqip, Kim

SHBA– Ylli televiziv i ‘Keeping up With the Kardashians’, Kim Kardashian duket se nuk i ka dhe aq mirë marëdhëniet me grimierin shqiptar, Mario Dedivanovic. Themi këtë pasi Kim nuk e ndjek më shqiptarin në Instagram-in personal, ndërkohë që ky i fundit po.

Video e dyshes, në të cilën Kim tha në gjuhën shqipe ‘Sa bukur Mario’ bëri bujë të madhe në rrjet. Që nga ajo kohë, fama e Marios u rrit në Shqipëri. Me kalimin e kohës dhe në botë, duke u bërë grimieri që qëndronte pas çdo pamje të kuruar të Kim.

Çudi është e gjithë kjo, pasi dyshja kanë qënë të pandashëm, aq sa në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxorën në treg një paletë.

Kim tashmë ka të preferuar makeup artistin e motrës së saj, Ariel, i cili e grimon në daljet dhe në fotosesionet që zhvillon.

Postimi i fundit që ka të bëjë me dyshen ishte me 29 qershor 2020. Ka qënë vetë Mario, ai i cili ndau foton e Kim, duke shkruar se makeupin e kishte bërë ai.

U bë një kohë e gjatë që Kim dhe Mario nuk kanë ndarë asnjë foto së bashku, apo të ndonjë bashkëpunimi. U përfol se dyshja do të nxirrnin në treg dhe një tjetër produkt mirëpo asgjë nuk doli më në dritë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kim kardashian mario dedivanovic kim kardashian mario dedivanovic

Sondazh

Poll