Art&Argëtim

Kourtney Kardashian lë shenjën e përjetshme mbi krahun e Travis Barker

13 Maj 2021, 14:44 Nga DOSJA
Kourtney Kardashian lë shenjën e përjetshme mbi krahun e Travis

SHBA– I dashuri i ri i Kourtney Kardashian, Travis Barker i cili sapo është bërë i njohur për publikun ka marrë dhuratën speciale.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” , 42 vjeç, ndau shumë fotografi dhe një video duke bërë tatuazh frazën “Të dua” në parakrahun e brendshëm të Barker-it.

Kardashian ndau të gjithë proçesin që nga momenti ku ishte duke shkruar fjalët në letër përpara se të shkruante mesazhin e ëmbël në trupin e Barker ndërsa ai shikonte me qetësi.

“Unë di të bëj tatuazh”,  mbishkroi Kardashian postimin në Instagram.

Barker, 45 vjeç, dukej qartë se ishte i kënaqur me punën e të dashurës së tij.

“Grua me shumë talente“, komentoi ai.

Ai gjithashtu ndau një pamje nga afër të tatuazhit përfundimtar në Instagram Story të tij dhe vlerësoi Kardashian për aftësitë e saj.

Vetëm muajin e kaluar, Barker tregoi dashurinë e tij për Kardashian duke e shkruar emrin e saj të parë në gjoksin e tij pikërisht mbi thithin e majtë .

Romanca ka vazhduar të rritet mes Kardashian dhe Barker, të cilët dolën publikisht me lidhjen e tyre duke shkuar zyrtare në Instagram  gjatë  fundjavës së Ditës së Shën Valentinit.

Një burim për ‘PEOPLE’ tha se Barker dhe Kardashian kanë kaluar kohë me familjet e njëri-tjetrit këtë muaj, dhe se ai tashmë kishte marrë  vulën e miratimit nga familja Kardashian-Jenner.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kourtney kardashian travis barker kourtney kardashian travis barker

Sondazh

Poll