Art&Argëtim

Aurela Gaçe pa asnjë kompleks tregon si reagojnë kur e shohin në rrugë: E shkreta si është katandisur, artiste gjasme

13 Maj 2021, 14:56 Nga DOSJA
Aurela Gaçe pa asnjë kompleks tregon si reagojnë kur e shohin

TIRANË- Të jesh një personazh i njohur ka shpesh koston e vet dhe për këtë ka folur dhe këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku Aurela Gaçe, e cila ka ndarë me miqtë e saj faktin që në përditshmëri është një njëri i zakonshëm që kryen rutinë të zakonshme.

Këngëtarja ka treguar nëpërmjet se pavarsisht se jeton në një lagje të populluar nga shumë njerëz, jo gjithmonë është e veshur bukur apo me make up në fytyrë dhe se shpesh ndodh që ta shohin edhe me qeset e pazarit në dorë.

Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate. Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh. Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:

‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’

‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’

Apo e treta e vërteta:

‘Lum burri që e ka!’

Mendoj që është e treta”,- shkroi Aurela në postim duke e mbyllur me disa fytyra të qeshura.

Këgëtarja njihet për lirshmërinë dhe humorin e saj natyral ndaj dhe ky mendim i beftë me gjasa ka shkaktuar humor në rrjet.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll