Bota

Rusia do të dërgojë një aktore dhe një regjisor në hapësirë për të xhiruar filmin e parë

13 Maj 2021, 15:41 Nga DOSJA
Rusia do të dërgojë një aktore dhe një regjisor në

RUSI– Agjencia hapësinore ruse ka thënë se do të dërgojë një aktor dhe një regjisor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në Tetor për të bërë filmin e parë me metrazh të gjatë në hapësirë.

Xhirimet do të zhvillohen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Fillimi i ekspeditës është planifikuar për në 5 Tetor 2021 nga kozmodromi Baikonur në anijen kozmike transportuese Soyuz MS-19,”-tha Roscosmos në një deklaratë.

Sipas Guardian, aktorja Yulia Peresild, 36 vjeç, dhe regjisori Klim Shipenko, 37 vjeç, do t’i nënshtrohen trajnimit duke përfshirë provat e centrifugës dhe fluturimet në gravitetin zero, duke filluar jo më vonë se 1 Qershori.

Trajnimi i tyre para fluturimit do të dokumentohet nga një prej kanaleve kryesore televizive të Rusisë, Channel One, i cili gjithashtu do të përfshihet në prodhimin e filmit. Titulli i punës i filmit është Sfidë dhe do të jetë një “dramë hapësinore”, tha Roscosmos, pa dhënë detaje për komplotin ose rolin e Peresild.

Roscosmos tha në shtator se filmi do të synonte të “popullarizonte aktivitetet hapësinore të Rusisë, si dhe të glorifikonte profesionin e kozmonautit”. Filmi do të jetë bashkë-prodhuar nga Dmitry Rogozin, drejtori i përgjithshëm i Roscosmos, me ambicien për ta bërë Rusinë vendin e parë që xhiron një film në hapësirë.

Vitin e kaluar, agjencia hapësinore amerikane Nasa konfirmoi se do të bashkohej me aktorin Tom Cruise për të bërë një film hollivudian në ISS.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota klim shipenko tom cruise yulia peresild klim shipenko tom cruise yulia peresild

Sondazh

Poll