Bota

Covid-19/ Britania drejt lirimit të masave, hiqen maskat dhe distancimi social

13 Maj 2021, 14:48 Nga DOSJA
Covid-19/ Britania drejt lirimit të masave, hiqen maskat dhe distancimi

BRITANI- Mbretëria e Bashkuar së shpejti pritet të heqë maskat anti-covid duke përshpejtuar daljen nga bllokimi. Daily mail raporton se nga data 21 qershor pritet të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave, distancimi social si dhe puna nga shtëpia.

Kryeministri Boris Johnson bëri të qartë se qeveria do të konfirmojë lehtësimin e kufijve deri në fund të këtij muaji, kështu që njerëzit mund të kenë ceremoni dasmash më të mëdha nga 21 qershori.

Ai njoftoi në fillim të kësaj jave lehtësimi do të vazhdojë më 17 maj, duke përfshirë rihapjen e mikpritjes brenda dhe lejimin e miqve dhe të afërmve të përqafohen ‘me kujdes’.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson masat covid-19 boris johnson masat covid-19

Sondazh

Poll